Politikë Rajoni

Rama takim me ministrin Dendias: Bisedë e frytshme për çështjen që bashkojnë popujt tanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një takim ditën e hënë Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Takimi mes Ramës dhe Denidias, është bërë publik nga kryeministri shqiptar në Facebook.

Në postimin e tij Rama shkruan se pati një interes të frytshëm me Dendias në interes të dy popujve.

Postimi i Ramës:

📍Kryeministria – Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë🇦🇱🤝🇬🇷

Nikos Dendias, u prit më herët në një takim nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Xhaçka u shpreh se “në takim u shkëmbyen mendime lidhur me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke”. Ndërkohë, vlerësoi integrimin e komunitetit shqiptar në shoqërinë greke. Për çështjen e delimitimit të zonave detare, shefja e diplomacisë vuri në dukje se “rikonfirmuam vullnetin për kompromis, për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Po ashtu, ministrja theksoi vullnetin e mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam. Për çështjen e pronave të komunitetit çam, Dendias paralajmëroi:

Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë.

Diskutuam për një sërë çështjesh, që do të lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e shtetasve tanë. Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euro-atlantik. Integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit.

Për integrimin europian të Shqipërisë, Xhaçka i shprehu mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të Bashkimit Europian.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, kryediplomatja Xhaçka u shpreh se “duhet të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve”, ndërsa për luftën në Ukrainë që vijon prej rreth tre muajsh, tha se “ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë”.

Dendias deklaroi:

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.

Jam i gëzuar që ndodhem këtu sot dhe të njoftoj vendimin tonë për përcjelljen e çështjes të delimitimit të zonave detare, të hapësirave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë e të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të detit. Përtej rëndësisë së vendeve tona, dërgon një mesazh të rëndësishëm për vendet e tjera, se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur divergjencat dhe si do të përshpejtojmë hapat që të depozitojmë dokumentet në gjykatën e Hagës.