Aktualitet Showbiz

Rama takon Ermal Metën dhe i dhuron librin e tij, përpara koncertit që këngëtari do të mbajë sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta i cili ndodhet në Tiranë për të nisur turin që do të vijojë më pas në Itali.

Rama i ka dhunuar artistit një libër me punimet e tij. Ai shprehet se Ermal Metës i ra rruga nga zyra e tij ku u ndal për një bisedë të këndshme.

“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë dhe ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Ermal Meta do të këndojë sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe koncerti pritet të fillojë pasdite në orën 19:00. Ky koncert organizohet nga Bashkia Tiranë.

Ermal Meta, i cili jeton në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.  Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.