Aktualitet

Rama vizitë në Londër, takim me Rishi Sunak. Çfarë pritet të diskutohet!?

Kryeministri Edi Rama do të takohet gjatë kësaj jave me homologun e tij britanik Sunak në Londër. Krimi dhe emigracioni janë dy çështjet që do të diskutohen nga dy krerët e qeverive, ditën e enjte.

Në fund të takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama do të jetë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mësohet se Rama do t’u flasë britanikëve edhe në një sfond tjetër, përmes një leksioni të hapur në London School of Economics me shqiptaren Lea Ypi, e cila është një profesore e teorisë politike në këtë universitet.

Në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët. U theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm