Aktualitet

Rama vuri në diskutim pjesëmarrjen në samitin e Brukselit, reagon Berisha: Gangster autokrat!

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për komentin e Ramës për pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor si dy gangsterë autokrat.

‘Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon!

Vuçiç dhe Rama kërcënojne BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit!

Të dashur miq, në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesëmarrje në Samitin e liderëve të vendeve të BE që do të mbahet në Bruksel me dt 23 qershor dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhehëqesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky kërcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit të tij Rama duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosën në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbe për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik te tyre!’- shkruan Berisha.