Celebrities

Ramë Lahaj shprehet kundër ardhjes së Goran Bregovic në Korçë!

Ramë Lahaj është një tenor i njohur ndërkombëtarisht. Një artist i vërtetë që ka treguar profesionalizmin e tij jo pak herë. Kujtojmë, se disa ditë më parë artisti u ngjit në skenën e koncertit në Prishtinë dy orë pasi humbi nënën e tij.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë tenori kishte një mesazh për Kryeminstrin Rama, për një ngjarje që ka bërë shumë bujë gjatë gjithë këtyre ditëve. Kujtojmë, se ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës ka trazuar ujërat dhe të shumtë kanë qenë artistët shqiptarë që kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

Një ndër ta, ishte edhe tenori Ramë Lahaj i cili ka bërë një postim në Instagram ku ka shprehur kundërshtinë e tij lidhur me ardhjen e Bregovic në Shqipëri. Ai nuk e quan aspak vendim të mirë këtë gjë dhe sugjeron anulimin sa më të shpejtë.

Z. Edi Rama po të drejtohem në emrin e të gjithë kosovarëve, anulo Goran Bregovic!
Ai dhe këngët e tij që ishin himni i ‘çetnikëve’ serb për të prerë fëmijët, nënat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund të jenë në Shqipëri për të festuar në Festën e Birrës. Zgjidh kë të duash nga artistët me mua në krye, pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe të gjithë kolegët pa asnjë lloj detyrimi, për të festuar së bashku me muzikën tonë të bukur shqipe. Po jo me atë që na i prenë fëmijët në djep. Tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë. Mos na i hidh kripë plagës. Unë jam vetë artist, e misioni i artistit është të sjellë paqe përmes artit, por ky rast është krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdhi i pari e kush i fundit kur Shqipërinë e drodhi tërmeti, në ketë punë renditja është krejt e parëndësishme! Shqipëria është bërë sofra e shtrati jonë atëherë kur ‘çetnikët’ serbë me këngët e Goranit na i kanë përmbys e djegur shtëpitë e baballarëve. Mos i raftë kurrë Shipërisë të provohet në të keq, se të madh e të vogël aty na ka. Të parët!
Thuaj jo Bregovic z. Kryeministër!
Shipërisë nuk i ka hije të bëjë dasëm me dajre të ‘çetnikëve’.

https://www.instagram.com/p/CSjB0eroyyn/