Aktualitet Politikë

“Ramën e nxorrën jashtë nga avioni”/ Berisha publikon mesazhin e “qytetarit dixhital”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga incidenti i kryeministrit Rama të ndodhur në avionin e Lufthansa-s gjatë fluturimit nga Gjermania për në SHBA, ku ky i fundit u detyrua të nxirrej jashtë nga avioni për shkak të mosvënies së maskës.

Përmes një postimi në facebook Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga një dëshmitar në vendngjarje, i cili pohon se Rama është nxjerrë me forcë nga avioni.

Postimi i plotë:

Deshmi te reja mbi nxjerrjen me force nga policia te Rames nga avioni i Lufthanses!

Deshmitaret e ngjarjes qe udhetonin me Ramen provojne se Fuga dhe Spiropali genjejne.
Ata deshmojne se Rama u nxorr forcerisht perkrahesh nga policia gjermane nga avioni i Lufthanses ne Frankfurt.

Lexoni mesazhet e deshmitareve te ngjarjes! sb

Pershendetje Doktor!

Te pata shkruar per incidentin qe shkaktoi Rama ne Frankfurt gjate rruges se tij per ne Michigan. Nje çift i vjeter, burre dhe grua, te aferm te mij e kane pare me syte e tyre ngjarjen. Ata thone ngjarja ka qene me keq sec transmetohet. Ramen e kane marre me force nga krahet dhe e kane nxjerre jashte. Mund te shikoni mesazhin me poshte qe ju kam derguar me daten 6 dhjetor.
Me fal per shqetesimin.

6 Dhjetor 2021

Skandal i kryeministrit Rama:
Në Frankfurt, gjate udhetimit per në Michigan me 3 dhjetor, Edi Ramen dhe krejt stafin i kanë nxjerre jashte nga avioni mbasi kane refuzuar te veshin maskat. Avioni eshte nis me 2 ore me vonese per arsye te refuzimit te Rames per te vene masken. Kane ardhur police te armatosur dhe i kane nxjerre jashte në force dhe nuk jane lejuar te futen në avion. Per kete arsye Rama nuk arriti te merrte pjese në darken e rezervuar ne Restorantin Besa në Detroit ku e pritnin nje numer i madh protestuesish. Rama dhe stafi, kane marre nje avion tjeter ate nate jo per në Detroit por në Ëashington DC. Rama mberriti në Michigan te nesermen në Mengjes. Kjo ngjarje eshte e deshmuar nga deshmitare qe i njoh dhe kane qene në ate avion.
Ndoshta nje gazetar mund ta verifikoje me linjat ajrore.