Botë e Çuditshme Health & Beauty

Rapanzëll në jetën reale, historia inspiruese e Anna Shepherd!

Një Rapanzëll të jetës reale, filluan t’i dilnin thinjat kur ishte vetëm trembëdhjetë vjeçe dhe ajo tani ka mësuar të dojë flokët e saj prej 1.5 metrash të gjatë prej argjendi. 30-vjeçarja Anna Shepherd, thotë se ishte e shkatërruar kur filluan t’i dilnin thinjat teksa ishte adoleshente. Por me kalimin e viteve ajo ka mësuar t’i dojë flokët e saj të thinjura dhe thotë se i duhet t’i lajë vetëm një herë në muaj, duke ia bërë më të lehtë jetën.

Anna, e cila jeton në Hungari, thotë se ndonjëherë i kreh flokët e saj deri në gjunjë vetëm një herë në javë kur është e zënë me punë dhe shpjegon se sa pak i duhet për t’i mirëmbajtur. Anna ndan me krenari fotot e saj mahnitëse të argjendta me 16,000 ndjekësit e saj në Instagram. Anna, e cila ka mbi një milion shikime në videon e saj të kujdesit të flokëve thotë:

Mund të jetë pjesërisht gjenetike, por unë i laj flokët vetëm një herë në muaj, sepse kështu duken më së miri. Unë nuk aplikoj asgjë në flokët e mi, përveç pak vaj pasi i laj për t’i zbutur dhe për t’i mbajtur ato të menaxhueshme. Është sinqerisht më e lehtë të kesh flokë të gjatë në fermë, sepse nuk duhet t’i stilosh dhe mund t’i kapësh në topuz. Ndonjëherë kur jam duke bërë shumë punë fizike në fermë, mund të shkoj për një javë pa i larë ato.

Në adoleshencë më ngulnin sytë për flokët e thinjur, por tani marr vetëm komplimente. Ndihem mirë kur vajzat më shkruajnë duke thënë se kanë gjetur guximin të bëhen gri për shkakun tim. Më mbush zemrën me lumturi. Padyshim që ka një stigmë tek një grua e re që ka flokë gri dhe unë do të doja të ndihmoja ta ndryshoja këtë.