Aktualitet Politikë

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, reagon politika!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Lideri demokrat  thotë se me dy fjalë e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Sipas tij, me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndërkaq një reagim e pati edhe PS me anë të Sekretarit të Përgjithshëm  Taulant Balla.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se OSBE/ODIHR në raportin final konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.