Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore për inflacionin, Rama: Arsyeja, mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë!

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e BE-së, në bazë të raportit më të fundit të Bankës Botërore për sigurinë ushqimore. Këtë fakt e ka bërë publik edhe kryeministri Rama, ku përmes një postimi në Facebook tha se arsyeja kryesore e frenimit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë.

“Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @worldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/634762568019408