Politikë

Raporti i Dick Marty-t, PS dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

Taulant Balla dorëzoi në Kuvend kërkesën një grupi deputetësh të grupit socialist që drejton për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar lidhur me pretendimet në raportin e Dick Marty-t për luftën në Kosovë.

Kjo mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se luajtën përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve e mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Shqipërisë.

Kërkesën e firmosën 18 deputetë dhe Komisioni do të hartojë një raport që pritet t’i prezantohet Kuvendit brenda një afati 3-mujor. Ditët e fundit, Maxhoranca i ka bërë thirrje të vazhdueshme kreut demokrat Basha të sqarojë kontributin e tij në raportin e Dick Marty-t.