Celebrities Gossip Showbiz

Raporti i Donaldit me të birin dhe projekti i radhës televiziv pas ‘DWTS’, Bora Zemani rrëfen gjithçka në ‘Wake Up’!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e ‘Dancing With The Stars’, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Disa prej tyre janë dhe ato me të voglin e saj Arborin dhe ditën e sotme e ftuar në ‘Wake Up’, ajo ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë ‘playstation’ bashkë.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.