Aktualitet

Raporti i OSBE/ODHIR, Ambasada amerikane: Të zbatohen rekomandimet për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri!

Ambasada amerikane në Tiranë në një reagim për raportin final të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët duhet të zbatojnë rekomandimet e bëra në raport.

“Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

OSBE/ODIHR publikoi raportin final me 36 faqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ku thekson se Partia Socialiste e cila ka pushtetin kishte avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ministrat vazhduan fushatën gjatë angazhimeve zyrtare, ndërsa nga ana tjetër, në mënyrë zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet.

Ndërkohë për Partinë Demokratike thotë se pati qasje potencialisht të jashtëligjshme me ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votës.