Bota

Raporti: Rreth 12 mijë viktima nga TEC-et e Ballkanit Perëndimor!

3 vite, 250 ditë e 13 orë kanë kaluar që nga vendosja e afatit të fundit që vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë kufijtë e ndotjes. Këto kanë për qëllim të zvogëlojnë ndikimet vdekjeprurëse të termocentraleve të qymyrit në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Ndotja nga termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar afërsisht 12 mijë viktima në Europë përgjatë tri viteve të fundit, sipas përllogaritjeve të një raporti të ri.

Gjysma e tyre është shënuar në vendet e unionit si Italia, Rumania dhe Hungaria, shkruan raporti i CEE Bankwatch Network dhe Qendrës për Hulumtime mbi Energjinë dhe gjendjen e Ajrit të Pastër, 3700 në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe 960 në vendet e tjera.

Ndotja vjen nga termocentrale të cilët tejkalojnë limitet ligjore të ndotjes, apo të orëve të punës, në Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Në Serbi , çlirimi i Dioksidit të sulfurit, ose SO2 është deri në 6.1 herë më i lartë se normat e lejuara, në Kosovë 1.9 herë, Bosnje dhe Hercegovina 9.9 herë, Maqedonia e Veriut 5.5 herë dhe Mali i Zi 1.003 herë.

Edhe pse situata duket tejet e rëndë autoritetet nuk duket se po bëjnë mjaftueshëm për të ndërhyrë, e njëjtë edhe institucionet e BE-së. Autorët argumentojnë se përtej kostove shëndetësore, BE ka mbi vete një përgjegjësi tjetër pasi është importuese neto e energjisë së prodhuar në rajon.

Edhe pse elektriciteti që importon është një fraksion shumë i vogël i energjisë që përdor në total, prodhimi i energjisë elektrike tek këto termocentrale ka një ndikim të madh mbi ndotjen.

Dioksidi i sulfurit është një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, me një ndikim të konsiderueshëm mbi shëndetin.