Botë e Çuditshme Design

Rastësitë që na bënë të besojmë në fat…

Imagjinoni të ecni në një muze dhe të gjeni një klon të saktë tuajin ose të shihni një stuhi të pastër vetëm disa minuta para ceremonisë tuaj të dasmës. Shanset që gjëra të tilla të ndodhin janë kaq tepër të rralla e të pazakonta sa pothuajse na bëjnë të besojmë se disa gjëra janë fat i vërtetë.

Rikujtojmë, se oficerët e mirëqenies së kafshëve në Poloni u njoftuan për një krijesë të pazakontë që ndodhej në një pemë, në qytetin e Krakov. Një zonjë i telefonoi ata e shqetësuar, duke u thënë se nuk ishte e qartë nëse ishte një zog, zvarranik apo gjitar.

Ndërkaq, njihuni me disa nga rastësitë më të pazakonta që njerëzit përjetuan dhe ndanë me botën:

45 minuta para kohës së duhur, Nëna Natyra na ‘rezervoi’ një kohë të përsosur.

Kremi i duarve në pëllëmbën time, pikërisht në formën e një mace të ulur.

Djali im në të njëjtin vend me babain tim, 69 vite më vonë.

3 vajza në të njëjtën rresht, të veshura me të njëjtën pulovër, me të njëjtën ngjyrë flokësh.

Unë dhe e dashura ime morëm dhuratën e njëjtë për Krishtlindje.

Veshja e kësaj gruaje përputhet me modelin e metrosë.

Macja ime dhe unë kemi të njëjtën nishan.

Bleva një peshore dhe pesha ime është saktësisht e njëjtë me atë të kutisë.

E gjeta veten në një muze të Berlinit.

E pazakontë ka qenë historia e një çifti të dashuruar që i lidhi së bashku pasioni për natyrën. Pasi u njohën në internet, Lisa dhe Matt u dashuruan dhe kuptuan se atyre u pëlqejnë gjëra të ngjashme në jetë dhe duan të përjetojnë një aventurë larg qytetit.

Ju rikujtojmë, se kur zgjedhim për të drekuar apo darkuar diku padiskutim që ushqimi ka shumë rëndësi, por nuk mbetet pas as vendi ku ndodhet. Në përpjekjet për të befasuar dhe kënaqur vizitorët e tyre, pronarët e restoranteve zgjedhin vende interesante, të pazakonta si brenda maleve, në fund të oqeanit, madje edhe në kështjellat e akullit.