Bota

Rasti Assange, mediat: “CIA do ta rrëmbente e vriste!”

Po bën xhiron e mediave në botë, lajmi i raportuar fillimisht nga Yahoo! News se CIA kërkonte rrëmbimin e vrasjen e Julian Assange-it. Ky ishte plani i diskutuar nga administrata Trump në 2017-ën kur themeluesi i Wikileaks-it strehohej në selinë e ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Në krye të luftës ndaj Assange-it ishte Mike Pompeo, në atë kohë, Sekretar Amerikan i Shtetit, por që më parë ka mbajtur detyrën e kreut të CIA-s. Pikërisht kur ishte në drejtimin e shërbimit sekret, për shkak të Wikileaks-it, u përball me rrjedhjen më të rëndë të të dhënave në histori. Për përkrahësit e Assange-it që kërkuan lirimin e tij, “e vërteta nuk është krim” dhe se “burgu duhet të jetë për kriminelët e luftës”.

Sipas hetimit, agjencia ka diskutuar mundësinë e vrasjes së Assange-it, por kishte shqetësime mbi pasojat e një veprimi të ngjashëm mes niveleve të larta të administratës Trump.

Gjithashtu, Uashingtoni ka qëndruar në alarm mbi mundësinë që inteligjenca ruse ta dërgonte Assange-in në Rusi, në mënyrë sekrete.