Celebrities Film & Tv

Rasti kur e ftuara perfekte bëhet prezantuese në emision, Rita Petro rrëfen ndjesitë pas episodit të parë të “Goca dhe Gra”!

“Goca dhe Gra” u rikthye në Top Channel me tre moderatore të reja. Së bashku me Fatma Haxhialiun, iu bashkuan panelit Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani. Rita Petro ka qenë mëngjesin e sotëm në “Wake Up” për të ndarë me ne emocionet dhe ndjesitë e saj pas episodit të parë të “Goca dhe Gra” që u transmetua mbrëmjen e kaluar në Top Channel.

Kur fola me Saimir Muzhakën qe e ka ideuar emisionin u lumturova. Në fakt e kam marrë një ftesë tjetër sezonin e kaluar por për shkak të angazhimeve personale, botimeve dhe punëve të mija, nuk e dija si do e gjeja kohën. Edhe kur më prezantoi panelin i thashë vetes që: “Rita, ti duhet ta marrësh këtë adrenalinë.”

A ka marrë komente pas episodit të mbrëmshëm?

Komentet e para ishin të mira dhe prisja dhe komente negative, se jam mësuar. Por edhe disa nuk e kishin parë, sot e nesër do të ketë dhe komente të tjera. Miqte ishin të parët që më komentuan, iu pëlqeu mënyra se si komunikonim me vajzat e tjera. Shkoi shumë bukur patëm një lloj kimie. Mendoj se nisi mbarë. 

Lidhur me temat e diskutuara mbrëmbjen e kaluara, siç ishte deklarata e Papës lidhur me marrëdhëniet jashtë martese nuk janë ndonjë mëkat i madh, apo edhe rrëfimi i Ilir Shaqirit ku tha se kishte tradhëtuar, Rita u shpreh:

Temat ishin të vështira dhe delikate. U ndjeva mirë se isha vetëvetja. Ky është problemi, që të mos dalësh nga vetja jote. Emisioni ka tema nga më të ndryshmet dhe nuk ka tema që i dedikohen vetëm vajzave dhe grave. E kam shkruar në një status timin që ndjenja lind, nuk mund të gjykohet ndjenja. Më ka pëlqyer shumë ajo që tha Emanuela. Edhe Iliri për mesazhin që dha, sepse janë mëkate njerëzore. Joshja është e pranueshme në jetën tonë. Pra, sa jemi ne të fuqishëm që ta ushqejmë dhe një lidhje të gjatë. 

Nga e ftuar në rolin e moderatores, si ndihet Rita?

Duke qenë gjithmonë e ftuar e di se gazetaret profesionistë nuk e venë kurrë në vështirësi të ftuarin. Mënyra e komunikimit ka rëndësi sepse gazetari ka në dorë që ta bëjë që të ndihet mirë të ftuarin, ose ta largojë atë. Sa më profesionist gazetari aq më mirë do ndihet i ftuari. Kështu ka qenë dhe me Emanuelën dje.

Emisioni “Goca dhe Gra” do të transmetohet çdo të mërkurë në Top Channel, ora 21:00.