Aktualitet

Rasti Tushe/ GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar!

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes Tafos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditëse.

Trupi Gjykues vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar gjithashtu edhe për 19 të pandehurit e tjerë në proces, ndërsa për dy të tjerë, përkatësisht Ujar Murati dhe Natasha Myrtaj cështja u vecua.

Më 6 Korrik Fatos Tushe ra në prangat e SPAK për shpërdorim të detyrës me akuzën e abuzimit me fondet publike. SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.