Celebrities Gossip Showbiz

Reagimi epik i Sabri Fejzullahut pasi e shpallën të vdekur katër herë brenda tre muajve!

Sabri Fejzullahu është një nga këngëtarët më të vjetër dhe legjendarë të Kosovës. Një artist me aq shumë vite në skenë dhe aq i suksesshëm ka qenë një frymëzim për shumë të tjerë dhe gëzon respektin e tyre.

E si një artist kaq i madh padyshim që ka krijuar te njerëzit shumë kuriozitet për të dhe portalet vazhdojnë të shkruajnë për të si ditën e parë. Edhe pse tanimë dihet se koncepti ‘fake news’ është përhapur në gjerësi, ashtu si ka ndodhur dhe rasti së fundmi me artistin ku brenda tre muajve e kanë shpallur të vdekur katër herë.

Lidhur me këto lajme të pavërteta dhe absurde ka reguar Sabri Fejzullahu me një video ku sqaron qartë se është shëndoshë e mirë.

Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal

Para disa muajsh, Dhurata Dora publikoi në një Instastory të sajën dy fotografi, tek njëra duket këngëtarja me Sabriun para shumë vitesh, ku Dhurata ka qenë vetëm një vajzë e vogël. Ndërsa tek fotografia tjetër sërish ata, por është një fotografi e bërë së fundmi.

Ky kolazh u shpërnda dhe nga këngëtari Sabri Fejzullahu gjë që na çoi të dyshojmë se në një të ardhme mund të kemi një bashkëpunim mes dy artistëve.