Aktualitet Art & Kulturë Gossip Sociale

Reagon aktori ndaj Metës: O si nuk kam një grusht të fortë…

Të gjithë ndodhemi në një periudhë ku pandemia na ka pushtuar, një armik i padukshëm, që po merr jetët e njerëzve, kushte, masa mbrojtëse, rregulla të rrepta dhe një orë policore që duhet zbatuar me patjetër…

Por si ka mundësi, që çdo ditë e më shumë shohim ata që i vendosin ligjet duke mos i zbatuar dhe populli i thjeshtë duhet të ulë kokën duke sakrifikuar edhe bukën e gojës…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është përplasur me policinë bashkiake tek zyrat e FRD-së.

Gjatë përplasjes së tyre, Meta kërcënoi se do t’i fuste në burg ata dhe e gjithë kjo thuhet se nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranuan të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë së Tiranës, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Pas gjithë kësaj, ka reaguar reperi Stresi përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, ku ‘shpërthen’ me ofendime. Gjithashtu një tjetër reagim që prek më gjerë aktualitetin në të cilin ndodhemi është i aktorit, Ermir Jonka:

Pra presidenti im mund te grumbullohet si dhe sa ti doje qejfi, pa maske apo masa mbrojtese dhe mundet te zbythe policin si i forte qe eshte? Dhe une nuk mund te bej teater sepse ka pandemi? Ahhh nje grusht te forte si nuk e kam…

Kësaj pra i thonë: “Bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë” – duhet të thoshte aktori…

Në fund të shkrimit, Ermir Jonka e lidh me poezinë e famshme të Migjenit, më poshtë po ju shkruajmë tekstin sepse jemi të sigurtë se secili prej jush do të gjejë veten në këto vargje kaq të ndjera dhe që prekin ende aktualitetin…

 

Recitali i Malësorit (Migjeni)

0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.