Aktualitet Celebrities

Reagon Bora Zemani pas ngjarjes tragjike në Top Channel: “Jam e shokuar…”

Bora Zemani, pjesë e Top Media është bashkuar ditën e sotme duke dënuar sulmin me armë ndaj mjediseve të Top Channel në Mëzez, me një viktimë. Me anë të një reagimi në rrjete sociale, ajo ka shprehur keqardhjen lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë që na ka lënë të gjithëve pa fjalë.

Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye dhe asnjë justikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe një herë përpara syve tanë se sa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Kola! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne…

Shumica e plumbave që u shkrehën ndaj godinës së Top Channel kanë lënë shenja në katin e dytë të godinës dhe pak në katin e poshtëm por njëri pre tyre bëri rikoshet dhe goditi në shpatull rojën 61-vjeçar, i cili ashtu i lënduar kërkoi të shkonte të miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë pak më tutje. Por pasi eci 8-9 metra ai u rrëzua dhe dha shpirt.

Kujtojmë se një ditë më parë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa orë mbledhje me struktura lidhur me këtë ngjarje. Sipas Top Channel, policia ka gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Channel.