Celebrities Gossip Showbiz

Reagon kushërira e Hailey Bieber pas ‘incidentit’ në “Met Gala”…

Ireland Baldwin, kushërira e Hailey Bieber, duket se i ka ardhur në mbrojtje çiftit pas incidentit të tyre të pakëndshëm në “Met Gala”. Kur dyshja e njohur mbërriti në tapetin e kuq,  ata u përballën me thirrje nga njerëz që nuk e mbështetën lidhjen e tyre. Shumë nga ata në turmë madje filluan të bërtasin “Selena” në lidhje me ish të dashurën e Justin, Selena Gomez.

Kjo ishte nj9 ofendim i madh për Hailey, duke pasur parasysh që Justin dhe ajo janë martuar prej vitesh tani, për të mos përmendur që Selena definitivisht nuk do ta falte këtë nga fansat e saj. Por pavarësisht brohoritjeve të papërshtatshme, kushërira e Hailey, Irlelan thotë se çifti nuk u prek fare nga turma.

Ata janë një nga çiftet më të lumtur dhe më të dashuruar që kam pasur ndonjëherë shansin të kem pranë. Ata nuk shqetësohen për thirrjet.

Selena Gomez ka marrë pjesë në ‘Met Gala’ për herë të fundit në vitin 2018. Këngëtari Justin ka qenë në një lidhje shumë të kmplikuar me ish-partneren e tij pasi marrëdhënia e tyre gjithmonë ka qenë e luhatur. Lidhja e tyre mori fund përfundimisht në vitin 2018.

Më pas ai u lidh me modelen e njohur amerikane, Hailey Baldwin. Së bashku të dy ata vendosën të martoheshin në heshtje në një gjykatë në Nju Jork në muajin shtator në 2018 dhe më pas e festuan në një event dasmën e tyre në ‘Montage Palmetto Bluff’ përafërsisht një vit më vonë, në shtator të 2019. Dhe bazuar në disa momente të tjera të ëmbla mes Justin dhe Hailey në eventin madhështor, kjo padyshim që duket të jetë e vërtetë.

Rikujtojmë se, Justin Bieber ka nxitur thashethemet se bashkëshortja e tij është shtatzënë, pasi preku barkun e saj gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq. Por megjithatë, reagimi i Hailey ishte i shpejt, e cila ia largoi dorën si për t’i treguar që të mos e vendoste dorën aty gjatë pozimit para kamerave. Fansat e çiftit ishin të shpejt për të komentuar, se dyshja e njohur mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.