Celebrities Film & Tv Showbiz

Reagon për herë të parë pas incidentit që i ndodhi aktori Tom Felton!

Ylli i filmave të “Harry Potter”, aktori Tom Felton u nxor jashtë një fushe golfi pasi u rrëzua në një event të famshëm përpara Kupës Ryder. Aktori 34-vjeçar u pa i ulur në tokë në fushën e Whistling Straits në Sheboygan, Wisconsin, i rrethuar nga konkurrentë të tjerë ndërsa një ekip mjekësor nxitoi drejt tij për ta ndihmuar atë.

Pas incidentit të ndodhur, së fundmi ka reaguar dhe Tom Felton. Aktori është shprehur nëpërmjet rrjeteve të tij sociale se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas rrëzimit në fushën e golfit.

Aktori i “Harry Potter”, i cili luajti në rolin e Draco Malfoy në filmin e njohur, mori pjesë në ndeshjet e të famshmëve përpara Kupës së 43 -të Ryder në Wisconsin më 23 Shtator. Në një video që postoi më 25 shtator, aktori i Feed falënderoi mbështetësit e tij për mbështetjen dhe urimet për shërim sa më të shpejtë, pas ngjarjes. Ai shprehet:

Unë jam duke u përmirësuar. Njerëzit janë kujdesur shumë mirë për mua, kështu që faleminderit shumë për këdo që ka dërguar mesazhe për shërimin tim të shpejtë.

 

Felton po përfaqësonte Evropën në turneun e famshëm së bashku me ish-lojtarin profesionist të hokeit mbi akull, Teemu Selanne nga Finlanda. Të tjerët që morën pjesë në lojën miqësore ishin Mandy Rose, Toni Kukoc, Mike Eruzione, Stephanie Szostak, A.J. Hawk, Dan Jansen, Alessandro Del Piero, Kelly Slater dhe Sasha Vujacic.