Gossip Showbiz

Reagon për herë të parë Zaimina Vasjari që prej emërtimit si specialiste në Ujësjellësin e Durrësit!

Zaimina Vasjari është tema kryesore e çdo media këto ditë. Së fundmi është publikuar se ajo ka marrë një post pune në drejtorinë e Ujësjellësit të Durrësit, madje në pozitën e një specialisti.
Sipas një dokumenti, ajo është emërtuar që prej datës 10 qershor dhe vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

Teksa të gjithë ishin revoltuar nga ky fakt, ku sigurisht nuk mungonin komentet negative, Vasjari duket se nuk është shqetësuar fare nga lajmet.
Ndërsa ne prisnim një reagin nga ajo, për të qartësuar situatën apo shpjeguar atë, këngëtarja vendosi të postojë disa InstaStory, ku shfaqet duke shijuar pushimet e saj në jugun e Shqipërisë.

Zaimina nuk e vë ujin në zjarr për çdo gjë apo koment që ka ndodhur, ajo po shijon stinën e verës me familjen e saj dhe zgjodhi të injorojë situatën.