Rajoni

Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt nga Specialja, reagon Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL-UÇK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë, prandaj, nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa ka shtuar se integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

“E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Presidentit Thaçi.