Film & Tv

“Red & Black Week” në Digitalb me ulje çmimesh deri në 30%

DigitAlb përmbush muajin Kuq e Zi me emocione, spektakël dhe argëtim për të gjithë familjen. Shijoni Botërorin fantastik “Katar 2022”, me të gjitha ndeshjet që transmetohen në kanalet RTSH1 dhe RTSH Sport, LIVE në DigitAlb Tokësor e Satelitor, si dhe në çdo cep të botës përmes internetit me Aplikacionin DigitAlb, në TV, telefon e tabletë.

Në vigjilje të festave të Nëntorit, DigitAlb vjen me një ofertë marramendëse për të gjithë abonentët, me ulje çmimesh deri në 30%. Nxitoni të përfitoni nga Oferta Red & Black Week dhe shijoni programet më të larmishme, gjithçka që transmetohet në Platformën Televizive të të Gjithë Shqiptarëve.

Argëtim dhe spektakël i garantuar, me show dhe emisione që po mbërthejnë gjithë audiencën. Ekskluzivisht në DigitAlb, mos humbisni garimin e skiatores 16-vjeçare Laura Colturi, përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në cirkuitin më elitar të botës që zhvillohet në Killington, në SHBA, më 26 e 27 Nëntor, LIVE në Eurosport 1.

Bota e madhe e kinemasë në DigitAlb sjell cdo mbrëmje filmat më të përzgjedhur për çdo shije e çdo moshë nga të gjitha zhanret. Premierat më të fundit në kanalin GOLD, si dhe njëkohësisht në librarinë Video-On-Demand. Mos humbisni Blockbasters më të mëdhenj të të gjitha kohërave në rubrikën MEGA HITS.

Programe për fëmijë, dokumentarë, muzikë, e gjithcka tjetër që përcillet në kanalet shqiptare, të Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Ndaj nxitoni të përfitoni nga oferta RED & BLACK WEEK deri më datë 30 Nëntor, në Paketat Familjare dhe Premium. Këto janë ditët më të veçanta për të përfituar nga uljet e sezonit e të garantoni argëtim për të gjithë familjen.