Bota

Reeker i shoqëruar nga Kim takon Ramën e Bashën, shmang Metën!

Philip Reeker ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike ka mbërritur në Tiranë ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi me Ramën u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve. Po ashtu Rama dhe Reeker kanë folur edhe në lidhje me stërvitjen e përbashkët Defender21.

Pas takimit me Ramën, Reeker ka shkuar në selinë blu, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ku ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Zyrtarët e lartë të SHBA që zhvillojnë vizitë zyrtarë në Tiranë, thuajse gjithmonë takohen me kreun e shtetit, por duket se në vizitën e Reeker nuk është programuar asnjë vizitë me presidentin Ilir Meta.

Kujtojmë se përplasjet mes Metës dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim kanë qenë në forta gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë pas Shqipërisë, ai do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku do të jetë i pranishëm në konferencën e përbashkët që do të mbahet në Ohër, për integrimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal të shteteve të Ballkanit.