Aktualitet Politikë

Reforma territoriale, PD me dy variante!

Demokratët dolën me dy variante sa i përket ndryshimeve për Reformën Territoriale, ndërsa Sali Berisha i bëri thirrje grupimit pranë Enkelejd Albeajt, të bëhen bashkë e të dalin me një propozim. Po sot, Alibeaj dhe disa deputetë u takuan me ambasadorë të disa vendeve, përfshirë të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian.

Objekti i takimit ishin reformat që kemi inciuar në Parlament, nga Reforma Zgjedhore dhe çështje të tjera. Takimi i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë apo të tjerë formate.

Në takimin rreth dy orësh me trupën diplomatike, deputetët demokratë prezantuan draftin për Reformën Territoriale. Krahas Enkelejd Alibeajt, morën pjesë Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj e Gazment Bardhi. Alibeaj, foli për një garanci të shefave të diplomacisë ndërkombëtare.

Më herët gjatë ditës, grupi pranë Alibeajt e dërgoi në Kuvend draftin për ta ndarë vendin me 94 bashki. Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se “ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë”. Çupi iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta miratojnë.

Mendojmë se ky projekt përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë. Janë të interesuar për të pasur qasjen e bashkive sa më pranë dhe mendojmë se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë, pasi janë të interesuar të kenë pranë shërbimet publike. Uroj që deputetët e PS-së të miratojnë një reformë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën publike!

Nga Selia Blu, reagoi Sali Berisha. Kreu demokrat apeloi për vetëm një propozim mbi Reformën Territoriale.

Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, dorëzuan një draft me 94 bashki. Unë mendoj se për këtë draft të dorëzuar e këtë të përgatitur e që është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht e të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.