Celebrities Film & Tv Showbiz

Refuzoi vaksinën kundër COVID-19, aktori i njohur rezulton pozitiv!

Aktori i njohur Miles Teller ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pasi kishte refuzuar të merrte vaksinën për t’u mbrojtur. Aktori ishte duke xhiruar serialin “The Offer” nga studioja Paramount+ dhe burime pranë produksionit kanë treguar se prodhimi për shfaqjen u ndalua pasi dikush rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një burim tjetër pranë ekipit të prodhimit për serialin, ka thënë për “Daily Mail” se rezultati pozitiv i testit erdhi nga Teller. Burmi u shpreh i revoltuar se:

Miles Teller nuk është i vaksinuar. Ai refuzoi gjithashtu të bënte testin. Ai e solli virusin në sheshxhirim dhe tani e gjitha puna duhet të ndalojë.

Një përfaqësues i Paramount+ ka reaguar duke thënë se xhirimet për serialin janë ndalur për shkak se një person nga kasti ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por nuk e ka shprehur drejtëpërdrejtë se ishte Miles Teller ai që ishte i infektuar. Në deklaratë thuhej:

Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjithë protokollet e sigurisë dhe të monitorojmë nga afër situatën.

Rikujtojmë se, para pak kohësh Miles Teller ka qenë duke shijuar pushimet e tij në ishujt Hawaii, por duket se nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Ylli i “Whiplash” u godit në fytyrë jashtë tualetit të restorantit në Hawaii në mbrëmje nga një burrë i panjohur. Teller dhe gruaja e tij Keleigh Sperry Teller ishin duke darkuar me disa miq të tyre në kohën e incidentit.

Personi që grushtoi Teller dyshohet se ishte një organizator martesash që akuzoi yllin se i detyrohej 60,000 dollarë për shërbimet e bëra për dasmën e tij në vitin 2019. Çifti ka qenë duke shijuar pushimet e tyre në Hawaii me Shailene Woodley dhe të fejuarin e saj, Aaron Rodgers.