Gossip Sport

Refuzuan bikinin “seksist”, Pink gjen mënyrën ideale për t’i dalë në mbrojtje lojtareve norvegjeze!

Para disa ditëve, u gjobitën lojtaret norvegjeze të hendbollit në plazh, pasi refuzuan bikinin slip gjatë një ndeshjeje me Spanjën në Kampionatin Europian të Bullgarisë. Fillimisht, rrezikuan skualifikimin por “u falën” dhe morën vetëm 1.500 euro gjobë për “veshje të papërshtatshme”. Norvegjezet u prezantuan me pantallona të shkurtra në vend të bikinit slip, mbajtjen e të cilit e konsiderojnë “seksizëm”.

Së fundmi, këngëtarja e famshme amerikane, Pink, është ofruar për t’i paguar gjobën hendbollisteve norvegjeze. Këngëtarja ka shkruar në rrjetin e saj social ‘Twitter’ se:

Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit që u rebelua kundër rregullave seksiste në lidhje me uniformat e tyre. Urime zonja. Unë jam e lumtur të paguaj gjobën për ju. Kështu vazhdoni!

Rikujtojmë, se Federata Norvegjeze njoftoi javën e kaluar se do t’a paguante gjobën, sepse lojtarët e hendbollit kanë të drejtën e zgjedhjes.