Bota

Refuzuan të bënin vaksinën, e gjithë familja shuhet nga koronavirusi për një javë!

Një djalë i një familjeje që ishte ishte kundër vaksinave ka zbuluar sesi nëna, babai dhe vëllai i tij vdiqën nga COVID brenda një jave, pasi refuzuan të merrnin vaksinën.

Francis Goncalves pësoi humbjen shkatërruese të trefishtë, të vëllait të tij Shaul, 40 vjeç, babait, Basil, 73, dhe nënës Charmagne 65, muajin e kaluar. 43-vjeçari, i cili jeton në Cardiff, thotë se tre të afërmit e tij, refuzuan dozën e COVID pasi ranë viktima të ‘propagandës kundër vaksinimit’.

Tani Francis, po i lutet të tjerëve që të shmangin ‘rënien në grackën’ e komploteve COVID.

Francis tha se, ndërsa nëna e tij kishte probleme shëndetësore dhe babai i tij kohët e fundit ishte në spital me gurë në veshka, ai ishte veçanërisht i tronditur nga vdekja e vëllait të tij – të cilin ai e përshkroi si ‘personi më i shëndetshëm’ që ai njihte.

Tragjedia e familje së Francis është e fundit në një linjë vdekjesh kundër vaksinimit. Dy doza të vaksinës COVID të AstraZeneca,  më e përdorura në Mbretërinë e Bashkuar,  zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundja me 94 përqind në mesin e personave mbi 65 vjeç, tregojnë të dhënat.