Celebrities Film & Tv Gossip

Regé-Jean Page na prezanton me partneren e tij të re!

Ish-ylli i “Bridgerton”, Regé-Jean Page është shfaqur me të dashurën e tij të re gjatë eventit të çmimeve GQ dhe të dy së bashku të kapur dorë për dorë dukeshin kaq bukur krah njëri-tjetrit. Paraqitja e aktorit, shkrimtarit dhe atletit njëkohësisht, nën shoqërinë e vajzës së re mesa duket konfirmon zërat se dyshja janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Page ishte i veshur me një kostumin të gjelbër të errët, ndërsa Emily Brown kishte zgjedhur gjithashtu të kombinohej me të dashurin e saj pasi edhe ajo kishte veshur një kostum të zi. Çanta që ajo kishte zgjedhur, e cila ishte  në të njëjtën ngjyrë me kostumin e tij e bëntë kombinimin super të bukur dhe të veçantë.

Regé-Jean Page and Emily Brown

Siç raportohet gjatë muajit shkurt, çifti u kap duke u përqafuar para se aktori të nisej në një udhëtim, duke ndezur thashethemet se ata të dy po takoheshin. Edhe pse Page iu qëndroi i bindur thashethemeve  se ai ishte takuar me aktoren dhe të dashurën e tij në filmin “Bridgerton”, Phoebe Dynevor që nga janari, duke u shprehur se gjatë gjithë asaj kohe ai mendonte se gjithçka që fansat duhet të dinin ishte në kamera. Prandaj dhe ajo ishte arsyeja që ata të dy vendosën që ta prezantonin aq bukur për publikun. Ai shtoi gjtihashtu se:

 Të gjitha shkëndijat fluturuan nga skenaret e bukura që na u dhanë dhe prandaj mendoj se materiali i shkruar me të gjithë shkëndijat është më se i mjaftueshëm.

Regé-Jean Page and Phoebe Dynevor

Page bëri bujë si një dukë seksi në serialin i cili u pëlqye jashtëzakonisht shumë dhe që kryesoi listat si një ndër serialet më të ndjekur. Ai bëri të ditur edhe lajmin se nuk do të kthehej më për një sezon të dytë të “Bridgerton” dhe sigurisht që kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga fansat. Një burim pranë aktorit ka thënë se:

Ai nuk ishte i kënaqur me atë që ishte planifikuar për personazhin e tij për sezonin e dytë, i cili do ta mbante atë si një rezervë dhe jo në pikën qendrore të serialit.

Aktorja Dynevor e pranoi në maj se nuk ishte e befasuar që Page nuk do të kthehej në serial. Kujtojmë se pas rolit të tij në filmin “Bridgerton”, ai është bërë shumë më i famshëm dhe se ofertat për t’u bërë pjesë e filmave më të rëndësishëm dhe më të ndjekur nuk kanë munguar.