Sport

Regjimi i një kampioni, CR7 ha 6 vakte në ditë dhe nuk vë ëmbëlsirë në gojë

Ai ha gjashtë vakte në ditë dhe pi vetëm ujë, në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira. Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për golat që i shënoi në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë, por edhe për veprimet jashtë fushe.

Superylli portugez theu një sërë rekordesh në ‘Euro 2020’, ndërkaq heqja e shisheve të Coca-Colas nga tavolina në konferencën për shtyp u bë hit në internet.

“Pini ujë” – ishin fjalët e tij pas largimit mënjanë të shisheve të Coca-Colas teksa mori një shishe ujë.

https://twitter.com/piersmorgan/status/1404777382393913348?s=20

Dihet se sulmuesi i Juventusit nuk i pëlqen pijet e gazuara, e sidomos atë Coca-Cola. Dieta e tij përfshin vetëm ushqime me cilësi më të lartë, dhe ai ha gjashtë racione të vogla në ditë. 36-vjeçari ha një vakt në mëngjes, dy vakte në drekë, një meze të lehtë dhe dy darka brenda një dite.

Për mëngjes, ai preferon proshutë dhe djathë pa yndyrë, ndërsa për drekë ha pulë, sallata, peshk dhe ullinj. Për meze ha fruta dhe koktej me avokado. Për darkë konsumon sërish mish dhe perime, pastaj peshk të kombinuar me perime.

Unë jam i fokusuar në ngrënien e ushqimeve të thjeshta, të plota, si pemë dhe perime të freskëta, drithëra integrale dhe proteina, është shprehur CR7.

Përveç pijeve të gazuara, në menynë e Ronaldos janë të ndaluara edhe ushqimet e ngrira dhe të përpunuara, ndërsa ai gjithashtu shmang alkoolin dhe ëmbëlsirat.

Kur vendos ta qerasë veten, ha pica, por jo më shpesh se një herë në javë. Por, menjëherë pas, sigurohet që t’i bëjë 500 ushtrime të barkut dhe jo rastësisht mburret me vetëm shtatë për qind të yndyrës trupore.

Ronaldo i kushton vëmendje të madhe edhe gjumit.

Obsesioni i tij shkon aq larg saqë për gjumin e tij kujdeset eksperti Nick Littlehales, i cili ka treguar se futbollisti fle pesë ose gjashtë herë në ditë nga 90 minuta. Në këtë mënyrë, ai fle më pak, por përshpejton rikuperimin.