Aktualitet Rajoni

“Regjimi i vizave për Kosovën, absurd”, Spiropali: Së shpejti në të dyja anët e Drinit do të valëvitet flamuri i BE

Së shpejti në të dy brigjet e Drinit do të valëvitet edhe flamuri i Europës. Kjo është e vetmja zgjidhje. Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas saj është absurde që të rinjtë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë absurde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugosllavisë, ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”.

Ndërkaq, Kryetari i Kosovës, Glauk Konjufca në fjalën e tij në Kuvend në mbledhjen e përbashkët me kuvendin e Shqipërisë e vuri theksin në marrëdhënien e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Konjufca vuri theksin edhe në tensionet me Serbinë, ndërsa tha se Vuçiç nuk e fsheh lidhjen me Moskën. Sipas tij, vetëm duke qëndruar të bashkuar, Kosova dhe Shqipëria, mund të mbrohen nga ky rrezik, siç Konjuca e quajti.

“Na ka bërë tok në Tiranë, dita më e rëndësishme e kombit, 28 nëntori. Le ti përshëndesim së bashku nga këtu të gjithë si shqiptarët në Kosove, Shqipëri, preshve, Bujnovc, ne Greqi e Itali, bashkatdhetarët në Gjermani, Zvicër, SHBA e çdokund ku ata jetojnë. Jemi këtu dhe jemi me ju e juve u kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive, por edhe aspiratat përbashkëta, mund e përpjekjet për liri. Kjo ditë e ka simbolin për të na i mbajtur gjallë emocionet më të thella, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara. 28 nëntori është i shqip po aq sa është i Kosovës meqë është si gjithë shqiptarëve. Në këtë ditë lindi edhe heroi i madh Adem Jashari i cili duke luftuar për komb e atdhe u sakrifikuan me familjarë e me bashkëfshatarë në Prekazin legjendar. Lufta çlirimtare e largoi okupatorin serb dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashti siç lidhja e Prizrenit 1 shekull më parë i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Meqë në zemrën e tyre e kishin 28 nëntorin. Kur ishim të shtypur, e jetonim në terrin jugosllav, popullin tionë të pamposhtur e mbajti. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë, dy ngjarje të rënd e kanë hapur jkapitullin e mundësive të mëdha për kombin tionë, demokracia në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron BE, kurse Kosova aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE. Orientimi ynë është i pa rezervë në BE dhe në një miqësi me SHBA. Përvoja na ka mësuar ne shqiptarëve që. Boat është më e pasigurt se dje, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë. Serbia po na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri të vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës aq më lehtë do jetë t’i mbrojmë interesat jetike të vendit tona.

Sami Frashëri, thoshte se përkatësia më e fushqimshe është përkatësia kombëtare. Përdorte një falë të bukur shqip, kombëtaria. Është ky identitet që na bën të jemi një, kjo na mban të sigurt, të mësojmë nga rruga e kaluar dhe të zhvillohemi tutje.