Bota

“Regjimi ka ndryshuar, shko në shtëpi”/Spikerja tregon se si u largua nga talebanët!

Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, së fundmi ka postuar një video ku jep detaje se si ajo u largua nga zyra e stacionit të saj pavarësisht se kishte veshur një hixhab dhe mbante ID-në e saktë.

Ajo tha se rojet i thanë se regjimi ka ndryshuar. “Nuk të lejohet këtu. Shko në shtëpi”. Në një konferencë shtypi dje zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se gratë do të lejohen të punojnë “brenda kufijve të ligjit islam”.

Nuk ka asnjë hakmarrje. Afganistani nuk është një fushë beteje. Ne kemi liruar veten nga të huajt. Sa i përket grave, ato do t’i nënshtrohen të gjitha të drejtave që citohen në sheriat.

Një ditë më parë drejtuesja e Tolo News, Beheshta Arghand intervistoi një zëdhënës taleban, hera e parë që një gruaje afgane i ishte dhënë një intervistë nga talebanët brenda vendit.

Rikujtojmë, se imazhi i bukuroshes shqiptare, këngëtares Beatrix Ramosaj e veshur me fustan të bardhë qëndronte në muret e një prej salloneve të bukurisë në Kabul. Ramosaj kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit. Nusja e bukur me fustan të bardhë që nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talebanëve, është Trixa kështu që fotoja e saj është hequr menjëherë.