Celebrities Film & Tv Showbiz

Regjisori i “Don’t Look Up” dëshiron që t’i japë publikut një mesazh përmes tij!

Leonardo DiCaprio në filmin e tij të ri “Don’t Look Up”, luan rolin e një shkencëtari, i cili e kupton se, edhe pse ka zbuluar se një kometë e madhe po shkon drejt Tokës, publiku i gjerë dhe autoritetet nuk do të bëjnë asgjë për këtë. Në një episod të ri të ‘Netflix Film Club’, aktori zbërthen karakterin e tij dhe atë që përfaqëson në filmin e tij të fundit.

DiCaprio e nis duke shpjeguar se “Don’t Look Up”, me pak fjalë, është një analogji e kulturës moderne dhe paaftësisë sonë për të dëgjuar të vërtetën shkencore. Në film, personazhi i DiCaprios nuk është i vetmi që lutet për mbijetesën e njerëzimit. Atij i bashkohet Kate Dibiasky (Jennifer Lawrence), një studente e Michigan që zbuloi kometën dhe Teddy Oglethorpe (Rob Morgan), kreu i Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të Shteteve të Bashkuara.

Pretendimet e treshes, megjithatë, priten me skepticizëm nga media, zyra e Presidentit dhe publiku i gjerë, pasi askush nuk dëshiron të dëgjojë lajme të zymta dhe preferon të besojë se gjithçka do të shkojë mirë. Sipas regjisorit të filmit, Adam McKay, qëllimi ishte të përcillte urgjencën e ndryshimeve klimatike duke i lejuar njerëzit të qeshin, pasi ai mendonte se komedia mund të ndihmonte në unifikimin e pikëpamjeve të ndryshme politike. Ai është shprehur se:

Pas 5 deri në 10 vitet e fundit të çmendura që kemi pasur të gjithë në të gjithë planetin, ndjenja ime ishte se: “Zot, a nuk do të ishte mirë të qeshja me disa nga këto ngjarje”.

Satira e regjisorit amerikan në anën tjetër u cilësua edhe si një fatkeqësi. Ishte një përpjekje e fundit për t’i bërë qytetarët të kenë interes për fundin e afërt të ditëve tona në Tokë për shkak të krizës klimatike. Ka të bëjë me vështirësitë për t’i detyruar të painteresuarit të kujdesen, në shembullin konkret për një kometë gjigante që po shkon drejt Tokës dhe që njëherësh mund të sjell edhe zhdukjen e njerëzimit.

Rikujtojmë se, Jennifer Lawrence dhe Leonardo DiCaprio kanë luajtur së bashku në filmin më të fundit “Don’t Look Up”. Megjithatë, sipas mediave të huaja Leo është paguar më shumë se aktorja. Duke folur për “Vanity Fair”, Lawrence tha se:

Leo sjell më shumë fitime se unë. Jam jashtëzakonisht me fat dhe e lumtur me marrëveshjen time.

Një raport i publikuar së fundmi në “Variety” sugjeroi që DiCaprio do të marrë 30 milionë dollarë për filmin dhe Lawrence do të paguhet 25 milionë dollarë – që do të thotë se tarifa e DiCaprios është 20% më e lartë.