Aktualitet

Reja afrikane e pluhurit “përfshin” Shqipërinë

Pushtohen nga mjegulla e dendur shumë zona të vendit. Sinoptikanët e cilësojnë fenomenin si pasojë e resë afrikane të pluhurit që ka zbritur nga shkretëtirat sahariane në Alpet e Ballkanit. Për rrjedhojë vendi ynë prej orëve të mbrëmjes ka qenë i dominuar nga mjegulla që ka zvogëluar fushëpamjen e automjeteve dhe ka rritur mundësitë për aksidente rrugore.

Në këtë pikëpamje, Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të automjeteve të ulin shpejtësinë.

“Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e makinave. Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar apo kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, deklaron ARRSH.

Një ditë parë mjegulla përfshiu Durrësin, Lezhën, Pogradecin, Fierin, Vlorën, etj.