Aktualitet Sport

Reja optimist: Ndeshja me Hungarinë është vendimtare, i kemi lojtarët për ta mundur. (konferenca)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Hungarinë. Së pari, ai foli për humbjen në Poloni, duke e quajtur rezultat të padrejtë.

NDESHJA-Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.

OBJEKTIVAT-Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.

HUNGARIA- E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem të lojës, por trajnerët kanë mënyrat e tij të zhvillimit të lojës. Rosi ka një ekip kompetitiv është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje. Kemi lojtar që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj. Nëse ka një analizë preçize, nëse ka statistike ata kanë goditur 5 herë portën dhe kanë realizuar katër.

ANALIZA-Ne kemi bërë gabime dhe nuk ka shkuar gjithçka keq, por sepse kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola thuhet që mbrojtja ka shkuar keq. Nëse analizoni golat nuk është se erdhën nga taktikat që kemi bërë në fushë.

BROJA-Brojën e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe do të shoh gjendjen e lojtarëve, dhe do të shoh gjithashtu për lojtarët që do të aktivizoj dhe nesër është dita më e mirë.

NDESHJE DEÇIZIVE– Për të dyja ekipet është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore, në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri është ndeshje vendimtare dhe objektivi jonë është të fitojmë se bën. Objektivi jonë në shtëpi është të fitojmë çdo ndeshje, që do të jetë jetike për ne për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botëror.

UZUNI- Sigurisht në botën e sotme nuk ka nevojë të flas me Uzunin se si është Hungaria apo si luajnë. Ne kemi një staf që bën analiza, Hungarinë e pamë në Europian. Mund të flas me Uzunin për Ferencvaroshin jo për Hungarinë. Uzuni ka shanse të luaj titullar nesër, është shumë i motivuar, mund të luajë nesër në ndeshje, por do të shoh deri nesër sepse nuk e kam vendosur.

TIFOZËT- Sigurisht jam shumë i lumtur që tifozët do të rikthehen në stadium, futbolli është sporti më i adhuruar në Shqipëri dhe nuk ka kuptim pa tifozët. Nëse do ti kemi në stadium do të jetë avantazh për ne, në pandemi ndiheshim bosh pasi dukeshin si miqësore, por jemi të lumtur që janë rikthyer.