Fashion

Reklama e fundit e Calvin Klein kritikohet nga ndjekësit!

Pas një sërë kompanish të njohura të modës është radha e Calvin Klein që të vihet në qendër të kritikave në mediat sociale për reklamën e tij të të brendshmeve me modelet plus size. Së fundmi, gjigandi i modës publikoi spotin e radhës ku shfaqet një grua dhe një burrë, teksa reklamojnë të brendshmet.

Jo pak vëmendje ka tërhequr modeli me ngjyrë i cili është i veshur me reçipeta dhe ka një qëndrim me këmbë të kryqëzuara që pozon për aparatin. Kjo ka ndezur shumë kritika në rrjetet sociale. “Calvin Klein është një kompani që dëshiron të falimentojë”. “Nuk jam i sigurt pse ata duhet të ulen kaq poshtë vetëm për të zbatuar një ideologji që shumica e njerëzve as nuk e duan”, janë disa nga komentet.