Food & Drink

Rekord Guinness, 200 dollarë për një pjatë me…

Harrojini patatet skuqura që i blini lirë… në Nju Jork është një restorant ku për një pjatë duhet të paguani 200 dollarë.

Në cilin restorant? Në Serendipity3 që ka hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness për pjatën më të shtrenjtë në botë të patateve dhe që mund t’i shoqëroni me shampanjë e tartuf.

 

Autorët e pjatës së artë me patate janë shefat e kuzhinës Joe Calderone e Frederick Schoen-Kiewert që vijnë me një recetë shumë origjinale.

Fillimisht, patatet e një cilësie shumë të lartë vendosen të ziejnë jo në ujë por në shampanjë Dom Perignon e në aceto-n Champagne-Ardenne Le Blanc, për t’u skuqur më pas tre herë me të shumë kërkuarin dhjamë pate, i cili përmban 58% acid oleik e ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ketchup apo majonezë? Jo faleminderit! Kjo pjatë e pagëzuar me emrin “Crème de la crème des pommes frittes” nuk i pranon por patatet mund t’i spërkasni me pluhur ari 23 karatësh, sigurisht ushqimor. Në fund, serviren në një pjatë Arabesque prej kristali Baccarat.

Jo më kot, duhet të paguani 200 dollarë në Serendipity3, gjithashtu i njohur për milkshake-un e sanduiçin më të shtrenjtë në planet.