Film & Tv Live From Tirana

Renada Caci vjen me 5 sugjerimet e saj dhe këtë herë kemi vetëm realizime shqiptare

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte e ftuar aktorja e njohur, Renada Caci, e cili na sugjeron pesë filmat e saj shqiptar të preferuar. Edhe nëse i keni parë ajo ju sugjeron që t’i riktheheni pasi do t’i kuptoni ato më mirë pas shpjegimeve të saj e ndoshta duke i parë edhe nga një tjetër këndvështrim.

5. Edhe Kështu edhe Ashtu (1989)

“Mua më ngjall shumë nostalgji. Më pëlqen sepse në qendër është një baba që do më të mirën për vajzën e tij. Në qendër është marrëdhënia e një çifti, ndërkohë që babai ndërhyn tek jeta e vajzës. Është shumë aktual edhe në ditët e sotme.”

4. Kapedani (1972)

“Historia zhvillohet në fshat, në krye të koorperativës po komandon një grua, dhe xha Suloja i ankohet shokut për këtë gruan. Xha Suloja nuk i do fare femrat, dhe me mënyrën si ai e shpreh këtë hall, fillon komiciteti.”

3. Taulanti Kërkon një Motër (1984)

“Është një problem edhe në çiftet sot, ku prindërit më tepër po i përqëndrohen karrierës. Familjet intelektuale, si edhe në film mendojnë se një fëmijë, maksimumi dy, do t’i shkatërrojë jetën.”

2. Duaje Emrin Tënd (1984)

“Arseni (Ndriçim Xhepa) është një djalë që ecën sipas interesave vetjake. Është një dramë që ka thyer tabu në atë kohë, ndërsa sot këto lloj marrëdhëniesh janë shumë të zakonshme.”

1. Brazdat (1973)

“Është një dramë, ku në të qendër të vëmendjes është aktori kryesor i cili vepron sipas interesave vetjake.”