Showbiz

Ja propozimi që nuk pritej nga Renato Mekolli!

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli duket se do i japë fund beqarisë! Ai ka postuar një foto në Instagram duke i propozuar të dashurës. Por, emri dhe portreti i vajzës që i ka vjedhur zemrën vazhdon të jetë sekret. Edhe në këtë foto, ai ka shfaqur vetëm një pjesë të fytyrës së saj, e cila me duart në fytyrë, e befasuar, duket shumë e lumtur.

Çifti po kalon disa ditë pushime në Los Angeles, California, ku festuan edhe ditëlindjen e 38-të Renatos. Mekolli, është sot një ndër shefat më të mirë të kuzhinës, në Shqipëri por jo vetëm. Ai u largua nga qyteti i Fierit, në moshën 10-vjeçare drejt Athinës në Greqi. Aty e nisi punën e tij, si një ndihmës në kuzhinë, për t’u kthyer më pas në një nga shefat më të sukseshëm.

Vitet e fundit, ai është rikthyer në Shqipëri, për të drejtuar disa emisione televizive me bazë kryesore gastronominë. Po ashtu ka botuar edhe libra me receta të ndryshme gatimi.

Urimet më të përzemërta për Renaton!