Showbiz

Renato Mekolli i kërkon falje publike konkurrentes që e quajti ‘qorre’

Një pjesë e shkurtër e episodit të fundit të “Hell’s Kitchen” u shndërrua shumë shpejt në çështjen më të përfolur të javës në media, rrjete sociale e portale.

Ishte Besa Kokëdhima ajo e cila pati guximin të reagonte publikisht duke i kërkuar shef Renatos që të mos bullizojë konkurrentët e spektaklit. Ky i fundit si një ‘djall i vërtetë’ e quajti një nga vajzat qorre ndërkohë që kjo e fundit mbante syze optike.

Pas reagimeve të shumta, Renato Mekolli vendosi të bëjë një deklaratë publike ku i kërkon ndjesë konkurrentes së “Hell’s Kitchen”.

“Edhe shefi pendohet. Më rrëmben kuzhina dhe dëshira për perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon atë që i thash Erkiadës në episodin e kaluar, njerës nga konkurrentet! Një fjalë që goditi si shigjetë tek ajo dhe ju që shihni programin! Unë kam mbajtur syze ashtu si edhe familjarët e mi, ndaj kurrësesi qëllimi im nuk është të ofendoj askënd, i bashkohem thirrjes suaj! Se duhet të evitojmë këtë mënyrë komunikimi! -shkroi Renato Mekolli ndër të tjera, duke theksuar se e kuptoi gabimin e tij.

Megjithatë, ai theksoi se “Hell’s Kitchen” është një show dhe i kërkon publikut që të mos imitojë asgjë çfarë ndodh aty!