Sport

Renditja e FIFA-s, Kombëtarja zbret në vendin e 69-të

Tre pozicione humbi Kombëtarja Shqiptare e Futbollit në renditjen e FIFA-s në tetor. Me 1 mijë e 345 pikë, Shqipëria zbriti në vendin e 69-të ndërsa ishte në të 66-in në shtator. Duket se ndikim patën barazimet e fundit me Kazakistanin e Lituaninë.

Ndërkaq, Kosova humbi vetëm një pozicion dhe zbriti në vendin e 117-të në kuotën e 1 mijë e 158 pikëve. Përsa u përket pozicioneve të para në renditjen e FIFA nuk ka shumë ndryshime. Belgjika vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Franca dhe Brazili në vendin e dytë dhe të tretë. Ato që kanë fituar pozicione janë Spanja dhe Argjentina që janë ngjitur respektivisht në vendin e 6 dhe të 8.