Aktualitet

U raportua se ndërroi jetë, gruaja nga Velipoja në gjendje stabël!

Rreth një muaj nga shpërthimi i një bombole gazi në një hotel në Velipojë u raportua se shkoi në tre numri i viktimave por nuk rezultoi kështu.  Mësohet se Alketa Gjoka 40-vjeçe, fatmirësisht mundi t’iu mbijetojë djegieve të shumta e gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Më parë, gjetën vdekjen Klarisa e Daniela Gjoka të moshave 15 dhe 19-vjeçe, vajzat e Alketës ndërsa i mbijetuari është dhe djali i familjes, 12-vjeç që fatmirësisht nuk është më në gjendje kritike për jetën pasi e kaloi rrezikun.

Pas shpërthimit të 4 korrikut, fillimisht të dëmtuarit u dërguan në Tiranë por për shkak të djegieve të shumta u transportuan me urgjencë për në Itali, për mjekim të specializuar ndonëse Klarisa, Daniela e Alketa nuk ia dolën të mbijetojnë.

Për ngjarjen pati hetime dhe u arrestua një tregtar nga Shkodra, i akuzuar se tregtonte gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Një ditë pas ngjarjes në Velipojë iu bllokua aktiviteti.