Celebrities Pardon My French Showbiz

Renis Gjoka zbulon se si lindi bashkëpunimi për himnin e Tiranës!

I ftuar në “Pardon My French” episodin e ditës së sotme ishte këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka. Së fundmi, ai është bërë pjesë e një projekti shumë të madh dhe bëhet fjalë për këngën himn të skuadrës së Tiranës. Tanimë, Renisi është zëri zyrtar i skuadrës.

Për më tepër, këngëtari i është përgjigjur pyetjeve të Jonidës, duke treguar se si është ndjerë kur këndoi gjatë Derby-t.

Jam shumë i satisfaksionuar pas asaj pune. Pritshmëritë ishin më të vogla se sa feedback-u që mora. Kjo më shtyu që të kem disa projekte më ambicioze. Kisha të dridhura pafund gjatë kohës që po këndoja, shumë emocione. 

Por, si ndihet Renisi tani që sheh qytetin e Tiranës shumë ndryshe nga sa ka qenë më parë pas ndërtimeve dhe ndryshimeve që janë bërë.

Një i ri që nuk ka kujtime i duken bukur gradaçelat si jashtë shtetit. Ndërsa, kur je i lidhur me kujtimet ndjen keqardhje që qyteti ndryshon. Edhe pse jam pro idesë që qyteti duhet të eci përpara. 

Këngëtari, gjithashtu na tregoi se si lindi varianti i Renisit për himnin e Tiranës.

Kjo ishte ide e stafit të ekipit. Donin një himn zyrtar, donin zërin tim dhe e prita me kënaqësi se jam dhe tifoz i Tiranës. Kishim në tavolinë dy këngë të vjetra dhe kjo që këndova unë është versioni i mjeshtrit Luan Zhegu i bërë para 30 vitesh. Kishte ca probleme të vogla, e bëra më bashkëkohore. Do bëhet dhe videoklipi, jemi në punë e sipër, besoj del brenda vitit.

Renisi, së bashku me xhaxhain e tij Aleksandër Gjoka ishin pjesë e jurisë të ‘The Voice Kids’, por a e ka më në plan ai t’i rikthehet televizionit?

Ishte eksperienca më e bukur televizive. U rritëm edhe ne profesionalisht dhe vetë. Do ishte një gjë shumë e bukur nëse do rikthehej. 

Ekskluzivisht për TAR, Renisi tregoi se jo vetëm vetë, por edhe Aleksandër Gjoka do të sjellë projekte të reja mbi të cilat po punon.

Nuk do kemi projekt të përbashkët. Aleksandri po punon për të sjellë projekte të reja që do t’i publikojë shumë shpejt.