Gossip

Reperi Drake i shtohet listës së personazheve kundër çmimeve “Grammy”

Dy netë më parë, “Grammys 2021” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce. Pas bërjes së tyre publike, duket se ka pasur artistë të pakënaqur. Një ndër ta ishte këngëtari me famë botërore, The Weeknd. Ai e cilësoi “Grammy-s” si eventin më të korruptuar pasi nuk ishte nominuar në asnjë kategori.

Reagimi i The Weeknd është mbështetur nga legjenda e muzikës botërore, Elton John ditën e djeshme. Ndërkohë edhe sot ka marrë mbështetjen nga reperi i famshëm, Drake. Artisti ka shprehur publikisht pakënaqësitë e tij në një postim të gjatë në Instastory. “Mendoj se duhet ta ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet.”– ka shprehur reperi.

Më pas, ai ka etiketuar në një tjetër postim edhe disa emra artistësh që mendoi se u injoruan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Lil Baby, PartyNextDoor, Popcaan Pop Smoke dhe Nicki Minaj ishin disa prej emrave të tij.