Celebrities Music Showbiz

Reperi i njohur, Dizzee Rascal akuzohet se ka sulmuar një grua!

Dizzee Rascal, reperi dhe producenti i vlerësuar me shumë çmime, emri i vërtetë i të cilit është Dylan Mills, është akuzuar për sulm ndaj një gruaje pas një grindjeje në familje. Në një deklaratë, policia që u mor me çështjen në fjalë u shpreh lidhur me rastin:

Dylan Mills, 36 vjeç, nga Sevenoaks, Kent, është akuzuar për sulm pas një incidenti të ndodhur në një adresë banimi në Streatham më 8 Qershor. Oficerët morën pjesë në vendin e ngjarjes dhe një grua raportoi lëndime të lehta. Ajo nuk kërkoi trajtim mjekësor.

Mills, i cili aktualisht është në lirim me kusht, do të paraqitet në gjykatën Croydon më 3 Shtator. Dizzee ishte vetëm 18 vjeç kur bëri debutimin e tij të parë në muzikë me “Boy in da Corner”. Ai më vonë u bashkua me Calvin Harris dhe solli një sërë projektesh të suksesshme.

Ai gjithashtu performoi në ceremoninë e hapjes për “Lojërat Olimpike” që u zhvilluan në Londër në vitin 2012. Mills, i cili tani ka dhe labelin e tij, “Dirtee Stank”, iu dha një MBE në “Queen’s Birthday Honours” në vitin 2020 për shërbimin e tij ndaj muzikës.