Celebrities Music Showbiz

Reperi i njohur do të bëhet baba për herë të dytë!

Një lajm i mirë na vjen për reperin e njohur Gold Ag. Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold Ag do bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ariani në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës.

Ai tha se bebi pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator. Lajmet se reperi do bëhej baba për herë të dytë lindën javë më parë, kur ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira morën pjesë në dasmën e sportistit të njohur, Robin Krasniqi.

Gjithashtu reperi ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë. Gold Ag ka thënë se ai dhe partenrja e tij Ermira janë duke pritur një djalë.

Kujtojmë që Arian Agushi (emri i vërtetë) dhe partnerja e tij mirëpriten djalin e tyre të parë, Guerilin në nëntor të vitit 2020. Reperi madje në një-vjetorin e lindjes publikoi këngën me të njëjti emër si dedikim për të birin.