Celebrities Gossip Showbiz

Reperi i njohur Post Malone, së shpejti baba për herë të parë!

Reperi i njohur amerikan Post Malone ka zbuluar së fundmi se është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren prej shumë vitesh. Reperi u shpreh se:

Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time. Unë jam më i lumtur se kurrë. Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të japim sa më shumë dashuri çdo ditë.

Burime pranë reperit 26-vjeçar thanë se çifti organizoi një festë private me miqtë dhe familjen në Kaliforninë Jugore gjatë fundjavës për të festuar lajmin emocionues. Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, ka zgjedhur një jetë më private që kur u transferua nga Los Angeles në Salt Lake City, 3 vjet më parë. Ai ende nuk e ka ndarë lajmin se do të bëhet baba në mediat sociale. Së fundmi, Post ka qenë i zënë duke reklamuar albumin e tij të ri, “Twelve Carat Toothache”, që do të dalë më 3 qershor.

Rikujtojmë se para disa kohësh reperi i njohur amerikan realizoi një punim estetik të dhëmbëve në total, duke vendosur 28 dhëmbë qeramike dhe dy diamantë. Dhëmbët e qenit, reperi vendosi t’i bëj sipas trend-it që ka lindur që në vitet ’80, kur personazhe publikë filluan të bëjnë dhëmbë floriri, ose argjendi, ama puna që mori përsipër Post Malone, ishte tjetër nivel.

Diamantët që ka realizuar janë 14-karatsh dhe janë punuar nga një staf i madh dentistësh dhe argjendarësh që e kanë realizuar këtë punë për herë të parë. 2 vjet më parë, Post Malone u bë pjesë e një podcast-i jo të zakonshëm për 4 orë të tëra me Joe Regan. Ata folën për eksperiencat paranormale, teori konspirative dhe UFO-t. Reperi pranoi se beson se jeta jashtëtokësore ekziston dhe ai ka qenë 2 herë dëshmitar.