Celebrities

Reperi i njohur shqiptar hap zemrën dhe tregon fillimet e tij të vështira në karrierë!

Reperi i njohur shqiptar, Gashi është duke arritur majat në tregun ndërkombëtar me projektet e tij muzikore të cilat kthehen menjëherë në hite. Por artisti ka treguar se rruga që ka ndjekur për të qenë kaq i suksesshëm ka qenë shumë e vështirë dhe shpesh ka hasur edhe probleme.

Ai ka publikuar një nga videoklipet e tij të para, që është realizuar 10 vite më parë. Gashi ka treguar se asokohe ishte në 3 punë dhe sërish ishte i varfër. Megjithatë ai ka dhënë një mesazh të fortë, duke u shprehur se kurrë nuk hoqi dorë dhe sot është këtu ku është.

 “Isha në 3 punë kur kam xhiruar këtë video. Dhe sërish isha i varfër. Por gjëja më e mirë ishte se nuk u dorëzova… vazhdova përpara”,-ka shkruar Gashi.

Më pas ai ka postuar videon nga spektakli i Jimmy Fallon, ku moderatori shfaqet duke mbajtur albumin “1984” të Gashit në duar. Reperi shprehet se 10 vite punë ja kanë vlejtur për të arritur një mbrëmje të tillë të madhe suksesi. Së fundmi, Gashi iu bashkua edhe mesazheve të artistëve të famshëm si The Weeknd dhe Drake, që akuzuan “Grammy” për korrupsion.